Atletico godet në merkato, firmos me mesfushorin e Realit

Atletico godet në merkato, firmos me mesfushorin e Realit

Atletico Madrid nuk humbet kohë dhe gjen menjëherë pasuesin e Rodri Hernandez, i cili është shumë pranë kalimit te Manchester City.

"Los Colcheoneros" kanë zyrtarizuar firmën me mesfushorin spanjoll, Marcos Llorente, me 24 vjeçarin që nga sot do të ndryshojë fanellë por jo qytet. Kjo për shkak se Llorente e mbylli me Realin e Madridit sezonin e shkuar, për të firmosur për 5 sezone me Atleticon.

Vlera e kartonit të tij i kushtoi arkave të klubit rreth 40 milionë euro, ndërkohë që Rodri pritet të shitet për jo më pak se 70 milionë. Pas Llorente, Atletico Madrid pritet të firmos me talentin e kombëtares portugeze, Joao Felix.

EMISIONET