Athinë, tension në burgun e Koridalosit. Të burgosurit kanë nën kontroll disa mjedise

Athinë, tension në burgun e Koridalosit. Të burgosurit kanë

Në burgun e sigurisë së lartë të Koridalosit në Athinë vazhdon situata e tensionuar që filloi herët mëngjesin e të shtunës (24 shkurt) 

 Siç raportojnë mediat, të burgosurit u kanë marrë gardianëve çelësat e kaushave 1 dhe 2, duke i vendosur ato nën kontrollin e tyre.


 Ata nuk i lejuan punonjësit korrektonjës që të futeshin për numërimin e mesditës, ndërkohë që të pa frytshme kanë qenë negociatat e deritanishme me të dërguarin e ministrisë së drejtësisë.


 Të burgosurit kërkojnë që mos të penalizohet askush për shkak të revoltës së sotme, por zyrtari nuk ka dhënë ende asnjë premtim.


 Ndërkaq, në mesditë, ministri e drejtësisë përgënjeshtroi lajmin se çelësat e qelive ndodheshin në duart e të burgosurve.


 Mes të burgosurve ndodhen edhe shumë shqiptarë.


 Të burgosurit kaluan në revoltë pasi forca speciale morën forcërisht një të dënuar për akte terroriste, i cili kishte filluar një grevë urie.


 Bëhet fjalë për anarkistin Konstandinos Jatzoglu, që akuzohet si dërgues i paketës bombë që plagosi ish kryeministrin Lucas Papademos, qershorin e kaluar.

EMISIONET