Atentati në Shkodër, sasia e tritolit që shpërtheu përllogaritet 400 gram

Atentati në Shkodër, sasia e tritolit që shpërtheu

Përllogaritet të ketë qenë 400 gr sasia e tritolit që shpërtheu të shtunën paradite në lagjen Rus të Shkodrës duke shkaktuar 8 të plagosur.  Mes tyre u plagos rëndë dhe Lulzim Kulla, pronari i godinës dy katëshe para së cilës ishte parkuar motoçikleta kyu ishte lidhur eksplozivi.

  Dy ditë pas atentatit me bombë të telekomanduar Shefi i Komisariatit të Shkodrës thotë se grupi hetimor ka në dorë prova sekrete që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Hamdi Shullani: Vazhdon hetimi, është sekret. Çështja është në hetim, nuk ka asnjë lloj informacioni.

Pas një takimi në Bashkinë e qytetit verior, ku siç tha në qendër ishte koordinimi për rendin e sigurinë në qytet, komisari Hamdi Shullani deklaroi se ngjarja e rëndë po hetohet intensivisht nga një grup i gjërë ekspertësh.

Hamdi Shullani: Vazhdojnë ta ndjekin çështjen Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Do flasim në kohën e duhur.

Regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi janë shpresë për hetuesit, por burime të rezervuara thonë për Ora Neës se nga pamjet nuk është arritur të identifikohet personi që vendosi në vendngjarje motorçikletën ku ishte tritoli.

Dyshohet se shënjestra e atentatit me eksploziv ishte 42 vjeçari Lulzim Kulla i cili ndodhet ende në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë përmirësuar.

EMISIONET