Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sulmin e planifikuar per elememinimin fizik te kreut të PD, Lulzim Basha.

Në 360 Gradë, Berisha tha se mënyra sesi qeveria veproi me ta nënkuptonte se ata ishin futur nga qeveria.

Pjese nga intervista

Zheji: Në konceptin amerikan i informuar edhe nga shërbimet inteligjente, flitej dhe flitet për një skenar rus që kishte si qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Flitet se ka pasur një arrestim misterioz të dy agjentëve rusë me qëllim për të eliminuar zt.Basha.

Berisha: Nuk kam asnjë të dhënë që dy persona....Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë, është Edi Rama para tyre dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë nongrata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës.

Zheji: Meqë këta u bllokuan nga shërbimet amerikane dhe kjo krijonte tension të madh, ishin amerikanët që e arrestuan e komanduan ata procesin.

Berisha: Ata nuk mund të merrnin përsipër të përjashtonin nga drejtësia dy njerëz që kanë ardhur për të vrarë. Pastaj ata mund të kërkonin shërbime. Ata i zbulojnë për t'i kapur i kap policia. Shërbimi informativ është i detyruar t'ia çojë policisë dhe nëse i arreston duhet t'ia çonte drejtësisë. Ajo çka di unë për zt.Basha është tjetër dhe jo kjo.


/Ora News.tv/