"Atdheu si Dasanta H.", piktori Vladimir Myrtezai rikthehet si autor

"Atdheu si Dasanta H.", piktori Vladimir Myrtezai rikthehet si autor

Universiteti Europian i Tiranës dhe Botimet UET-Press sjellin për lexuesit librin " Atdheu si Dasanta H. " të autorit Vladimir Myrtezai. Subjekti lidhet me rrëfimet e një dëshmitari që mendon se po jeton si endërrimtar. Autori ndalet tek humbësi sepse sipas tij ato përbëjnë bërthamën e realitetit të paekspozuar njerëzor.

Piktori Vladimir Myrtezai vjen edhe në dimensionin e shkrimtarit. Universiteti Europian i Tiranës dhe botimet UET- Press sjellin për lexuesit librin "Atdheu si Dasanta H." me rrëfime dhe refleksione të autorit.

Subjekti shpalos rrëfimet e një dëshmitari në një atdhe që e zgjedh dhe një atdhe që rastësisht nga forma detyruese e ngre njerëzimi.

Myrtezai: Nuk e përkthej kështu si njerëz që kanë ikur jashtë atdheut. Atdhe im nuk janë tjesht konvencionet, flamuri, përkufizimi i territorit. Atdheu im është aty ku është egoja ime më e madhe, dija ime. Dhe ky libër është shkruar jo për ta bërë elitare bisedën, në një farë mënyre unë kam zgjedhur t;i drejtohemi njerëzve periferikë dhe për të bërë një vështrim më vertikal kundrejt tyre për të krijuar një raport të ri më të thellë në analizën psikike të këtij realiteti që mua më rrethon.

Administratori i UET, Henri Çili, vlerëson veprën për gjuhën e përdorur dhe stilin e shkrimit.

Promovimi i librit u bë në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, ku të pranishmit ndanë impresionet e para të veprës.

Autori është cilësuar si një ndër pionerët e artit bashkëkohor në Shqipëri.

EMISIONET