Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit, devijohet lumi në "Shpellën e Pëllumbasit"

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit,

Prej orës 08.00 të mëngjesit së sotme, polumbarët e Renea-s po kërkojnë për gjetjen e trupit të 20 - vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Në një njoftim, policia thotë se "kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë. Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur".

Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur. 

Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit. Kërkimet po vijojnë.

Ndërsa Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua ka thënë se shoku i tij kishtë hyrë në lumë dhe nuk kishte mundur ta shpëtonte.

Xhorxho Seferi rezulton i zhdukur prej mesditës së të shtunës, ndërsa shoku i tij tha se e kishte marrë rrjedha e lumit.


EMISIONET