Asnjë lajm prej 30 prillit, shqiptari u zhduk në Itali, la dhe një letër

Asnjë lajm prej 30 prillit, shqiptari u zhduk në Itali, la dhe

Një 31-vjeçar shqiptar është zhdukur në Itali prej mbrëmjes së të martës së 30 prillit dhe nuk ka asnjë lajm  rreth tij. Bëhet fjalë për Dorian Licaj.

Ai është larguar nga shtëpia e kushërinjve  në Marina di Ragusa ku ishte mysafir.

Siç bën me dije policia e Ragusës, e cila ka publikuar dhe të dhënat e shqiptarit, Licaj ndodhej në Itali prej janarit dhe kishte disa ditë që kërkonte punë deri natën e 30 prillit kur u largua me një biçikletë në ngjyrë të kuqe.

Ai ka dokumenta shqiptare dhe një telefon celular, që aktualisht është i fikur. Nuk dihet se çfarë kishte veshur në kohën kur u largua.

Por më shqetësues është fakti se i riu vuante nga ankthi dhe para largimit u kishte lënë të afërmëve një letër me shkrim në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje.

Kërkimet e patrullave të karabinierisë së Ragusa kanë qënë të vazhdueshme dhe tani po koordinohen me forcat e tjera në territor, si me Mbrojtjen Civile dhe Policinë. Gjithkush që e ka parë është i lutur të njoftojë Policinë në numrin 112.



EMISIONET