Asnjë dënim për Salah, i gatshëm për duelin me Chelsea

Asnjë dënim për Salah, i gatshëm për duelin me Chelsea

Mohamed Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsea.

Drita jeshile është dhënë nga Federata Angleze e Futbollit që nuk do të ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj yllit të Liverpoolit,pas incidentit që ky i fundit pati me lojtarin e Stoke Cityt, Bruno Martins Indi.

Siç raporton "Sky Sports" Salah ia ka hedhur pastër atij incidenti që gjyqtari Andre Marriner nuk e pa në fushën e blertë, ndërkohë që më vonë iu referua një paneli të pavarur prej tre personave.

Ata vendosën në mënyrë unanime që nuk pati ndonjë veprim të dhunshëm në atë rast, që do të thotë se Salah do të mund të përfshihet në sfidën e së dielës.

EMISIONET