Ashton Kutcher përplas adoleshentin me makinë

Ashton Kutcher përplas adoleshentin me makinë

Ashton Kutcher aksidentalisht ka përplasur me makinë një djalë të ri të martën.

Leo Marenghi, 19-vjeç, tha për E! News se po shkonte në një shkollë në Los Anxhelos për të marrë fëmijët që kishte nën kujdes, pasi punonte si dado, kur ndodhi aksidenti.

"Ai po dilte nga një rrugë në Sunset Bronson Studios dhe ishte një mur që e bllokonte të shihte. Sapo më vuri re, ishte tepër vonë dhe më goditi,"-rrëfeu Marenghi.

Sipas adoleshentit, Kutcher doli nga automjeti menjëherë për ta parë nëse ishte në rregull.

"Ai doli nga makina dhe më tha që i vinte keq dhe se nuk më kishte parë,"-kujtoi ai.

Sapo 19-vjeçari i konfirmoi që ishte mirë, e pyeti aktorin nëse mund të bënin një foto dhe padyshim që Kutcher pranoi.

Marenghi postoi fotot e tij me Kutcher në Instagram

"U godita sot nga një makinë…"-shkroi ai. "Por ska gjë sepse ishte Ashton Kutcher."


 





View this post on Instagram

 








Got hit by a car today... But it’s ok because it was by Ashton Kutcher.

EMISIONET