Arushi motivon njerëzit?! Videoja me miliona shikime dënohet nga ekspertët!

Arushi motivon njerëzit?! Videoja me miliona shikime dënohet nga

Ekspertët e kafshëve të egra dënojnë pamjet virale të një ariu të vogël në një shpat mali të mbuluar me dëborë, duke e konsideruar videon si "shqetësuese".

Videoja është parë miliona herë dhe tregon një ari nënë me të voglin e saj në përpjekje për të kaluar shpatin e malit në rajonin e Magadanit në Rusi.

Teksa këlyshi përpiqet të ndjekë të ëmën, ai përfundon sërish në pikën e nisjes.

Shumë prej atyre që panë klipin, e shoqëruan me shprehjen "nuk heq dorë kurrë" si një motivim për njerëzit.

Por ekologu amerikan Jacquelyn Gill tha sot se nuk është dakord me videon, duke shkruar në Twitter: "Ngacmimi i kafshëve të egra për një fotografi, një selfie ose një video nuk është diçka normale".

'Respekto kafshët duke u dhënë atyre hapësirë dhe mos ndani postime ku kafshët janë qartësisht në vështirësi ose në rrezik vetëm sepse dikush dëshiron që videoja të bëhet virale".

EMISIONET