Artur Zheji: Rama i shqetësuar për protestën, ka frikë

Artur Zheji: Rama i shqetësuar për protestën, ka frikë

Analisti Artur Zheji analizon protestën e opozitës së 16 shkurtit para kryeministrisë si  dhe përpjekjen që bëri Rama për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik duke organizuar takimin në Vlorë.

"Ishte një takim, që nën peshën e lajmeve që vijnë nga Tirana e transformoi në një miting. Donte të fliste diçka në lidhje me Vlorën, por sa më shumë i vinin informacione që në Tiranë protesta ishte e madhe nisi ta shndërronte pedanën e Vlorës në një antimiting ndaj asaj që ndodhte në Tiranë për të përfituar dy pole. Polin e protestës së opozitës dhe atë të Vlorës ku ai artikulonte se edhe në rastin më të keq, në protestën e studentëve të gjithë ata që janë të pakënaqur duhet ta kenë shpresën që zgjidhja jemi ne dhe jo ata që protestojnë në Tiranë. Kjo është tentativë jo e bukur, shumë e shëmtuar e ndarjes së Shqipërisë në dy pole ose në veri jug.

Reagimi për spostimin e vëmendjes tek këpurdha e Carsten është mënyrë e dëshpëruar për të fshehur shqetësimin e vërtetë të kësaj proteste mjaft masive. Sa i takon fundit politik të Ramës, kjo protestë ishte një surprizë, jo vetëm për opozitën por edhe për vetë Ramën. Dhe nëse do të arrijë kjo protestë dhe protesta tjetër të mbajë një presion të ngritur dhe ndaj kësaj qeverie, normalisht që puna nuk është mirë.

Rama që nga protesta e studentëve po luan në mbrojtje. Ky mandat i dytë i tij nuk ka qenë mandat i mbarë dhe ka luajtur në mbrojtje. Nuk ka projekte, investime dhe forcë për të kaluar në këtë situatë. Rama e ka shumë frikë dhe ka dashur ta përçajë gjithmonë PD-në nga LSI-në nga partitë e tjera, por kjo protestë është "pagëzimi i luftës. Palët shkrijnë forcat në një protestë të vetme dhe merr kuptimin e rrezikshmërisë së pushtetit dhe numrave të kryeministrit.

Nëse Rama nuk do të arrijë dot të përçajë këtë koalicion opozitar nuk i ka punët aq mirë dhe do të gjejë kundërmasat e tjera."

EMISIONET