Artisja suedeze Mia Enel do të ekspozojë në pikturat e saj në godinën e Kryeministrisë 

“Tani” është quajtur ekspozita e artistes ku do të shfaqen punimet e saj në pikturë e vizatim.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ Mia tregoi se si i lindi dëshira që artin e saj të ekspozuar në të gjithë botën ta sjellë edhe në Tiranë.

“E kam zbuluar Shqipërinë një një seri koencidencash, ngjarjesh që kanë ndodhur në jetën time. Për herë të parë erdha në Shqipëri në verë dhe më pas në vjeshtë. Gjatë ardhjes sime në vjeshtë kisha mundësi të vizitoja “KOD-in” që është në Kryeministri, ndryshe Qendra për Hapje dhe Dialog, ‘Galerinë Kombëtare të Arteve’, ‘Muzen e gjetheve’. Hapërisa e KOD-it më pëlqeu, bëra një propozim i cili u pranua.”

Mia, e cila punon dhe jeton në New York, shprehet se në Shqipëri arti i saj pranohet për shkak se ashtu edhe si në SHBA ka kultura të ndryshme, fe të ndryshme.

“Nuk e di akoma, pasi ekspozita hapet nesër ndaj njerëzit duhet ta shikojnë dhe ta vlerësojnë. Por unë si suedeze që jetoj në New York,  ku është një vend që mblidhen shumë kultura, fe, tradita ndryshme dhe duke qënë se edhe Shqipëria ka një përzierje të tillë , feshë, kulturash, këndvështrimesh nuk besoj se ka ndonjë dallim të madh me New York.”

Ekspozita e artistes suedeze hapet nesër (9 janar) në katin parë të Kryeministrisë dhe mbyllet në 9 mars. Aty janë të gjitha punimet e Mias dhe hyrja është falas për të gjithë artëdashësit.

/Ora News.tv/