Artistët mbledhin fonde për vendosjen e shkronjave të Teatrit Kombëtar

Artistët mbledhin fonde për vendosjen e shkronjave të Teatrit

Një artist me lot në sy. 

Por pushteti nuk ka ndjenja.

Megjithate pushteti i Edi Ramës përballet çdo ditë me një vatër të re proteste. Por a është ky një tregues i funksionimit të shtetit nën qeverisjen e Edi Ramës?

Per ta njohur kete mjafton vetem ceshtja e Teatrit Kombetar.

Me një ligj special dhe ne shkelje te kushtetutes vendoset shembja e Teatrit Kombetar.

Rezistenca e artisteve percahet e shume prej tyre qe kishin kundershtuar shembjen e teatrit u shfaqen ne krah te kryeministrit dhe kryebashkiakut.

Provokimet ndaj qendrestareve nuk kane munguar.

Naten, ne mbeshtetje te policise se shtetit punonjes te bashkise kane hequr shkronjat e teatrit kombetar.

Qëndrestaret denoncojnë dhe drejtojnë gishtin e akuzës nga kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama.

Aktori: Me guxhimin e një banditi që quhet Erion Veliaj, i cili ka ndërmend që të sillet si mbret në këtë vend. Por si mbret i një monarkie absolute që do të thotë mbret jam unë. 

Artistët kthehen në ekonomistë.

Budina: Kam blloqet e faturave të mandat arkëtimeve që ne kemi mbledhur nga njerëzit që kemi marrë donacione për vënien e shkronjave të Teatrit Kombëtar.

Arrijnë qe në një kohe rekord per vetëm 24 orën qytetarët të kapëtcejnë shifrën që duhet për të vënë shkronjat e Teatrit.

Aktori: Ajo shumë u mblodh në më pak se 24 orë. 

Kur do të vihet emri në godinën e Teatrit Kombetar?

Aktori: Ne do të ngulim këmbë edhe në konfrontim fizik me Policinë. Por ama publiku do të shikojë qartë se kush i ka hequr shkronjat e Teatrit Kombëtar nga fasada, nëse ne do të pengohemi.

E frika kur shteti shkel ligjjn ka detyruar aleancen për mbrojtjen e teatrit të ndërmarre nje tjetër  hap.

Budina: Ne do vemë kamera për të ruajtur shtetin që të mos vjedhë qytetarin. E kupton ku ka arritur demokracia në Shqipëri. 

Ne mbështetje të artistëve u shfaq dhe arben malaj, i cili për tenporan dha këtë atgument.

Malaj: Heqja e shkronjave të Teatrit është bërë ballë përballë me Ministrinë e Rendit që gjithmonë janë mbikqyrur nga policë. Ne nuk po bashkohemi për një ndërtesë, ne po bashkohemi për një mënyrë qeverisje, e cila duhet të jetë e përgjegjshme, transparente.

Ndersa Adriatik Lapaj i leshon këtë pralajmërim qeverisë.

Lapaj: Nëse do të përballen tek teatri të premtoj që ky do të jetë stalingradi i shoqërisë shqiptare.

EMISIONET