Artistët e njohur të skenës dhe ekranit janë bërë bashkë në një protestë kundër ligjit për Artin dhe Kulturën, ku do preket Teatri Kombëtar.

Na takimin me sindikatën e artistëve për ndryshimet e propozuara në projektligjin 2018, ata i kërkojnë qeverisë dhe ministres Mirela Kumbaro që të mos aprovohet.

Ndër artistët bën pjesë dhe Robert Ndrenika, i cili është tepër i shqetësuar për mungesën e tranparencës për projektin e një teatri të ri.

Ndrenika: Është folur që do të ketë një godinë të re për teatrin dhe prapë nuk ka pasur transparencë, godina e Beogradit, e Bukureshtit, është 600 vjeçare, është monument kulture, këtu po bëhen xhamira, po bëhen kisha dhe s'po bëhet një teatër. Xhamia apo kisha e shqiptarëve është teatri, pra i takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër. Ajo Turbina është qesharake, për teatër nuk bën, ajo është vetëm për ndonjë fushatë elektorale. 

Ajo fjala që unë i thashë asaj ministreshës së do shkoj të shtrihem tek ajo Turbina, dhe ajo tha të vijë të shtrihet dhe të interpretojë paska qenë me vend. Ne nuk duhet të lejojmë që të prishet ai teatër, pa u marrë vesh çfarë do bëhet me të.

/Ora News.tv/