Artan Hoxha: Në 8 muaj janë kapur 723 kg kokainë me destinacion Shqipërinë

Artan Hoxha: Në 8 muaj janë kapur 723 kg kokainë me destinacion

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e lajmeve të Ora News se kapja e 613 kg kokine në portin e Durrësit nuk është rasti i parë.

 Ai tha se nga nëntori i 2013 deri në qershor të 2014 janë kapur edhe 4 raste të tjera të trafikut të kokainës që kishin destinacion Shqipërinë. Totali i kokainës së kapur shkon në 723 kg.

Artan Hoxha. Kjo kompani përderisa ka marrë përsipër të bëjë këtë transport nuk e ka për herë të parë dhe ka dhënë prova që është në gjendje të bëjë sipërmarrje të tilla. Sasai është e madhe dhe mund të spekullosh gjithë ditën. Ne na ra si bombë që u kapën 613 kg kokainë. Por ka një parantezë para kësaj gjëje. A po ndeshemi ne për herë të parë me trafikun e kokainës në Shqipëri? A dëgjojmë ne për herë të parë grupet kriminale shqiptarë që kanë mundësi të bëjnë operacione të tilla me përmasa kaq të mëdha?! Unë po citoj disa raste.

Në datën 10 nëntor 2013 janë kapur në portin e Guayaquil në Ekuador 145 kg me destinacion Durrësin. 

Në datën 21 maj të 2014 janë kapur po në të njëjtin port 89 kg që kishte destinacion Durrësin. 

Në 5 qershor 2014 në portin e Tivarit janë kapur 211 kg kokainë dhe kishin destinacion Fierin dhe po në 20 qershor të atij viti është kapur një grup shqiptarësh në Ekuador që janë në burg edhe sot e kësaj dite nga Vlora me një sasi prej 278 kg.

Kjo tregon që ne kishim kohë që kishim shkuar në origjine dhe ishim bërë pjesë e kësaj industrie të trafikut të narkotikëve.

EMISIONET