Artan Hoxha: E kaluara e viktimës dhe “truri” i atentatit në Shkodër

Artan Hoxha: E kaluara e viktimës dhe “truri” i atentatit

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një koment për atentatin e rëndë të ndodhur në Shkodër ku mbeti i vrare Fatos Ferracaku dhe u plagos Fatmir Mehaj.

Reagimi i plotë i gazetarit Hoxha: 

Shkodra eshte goditur serish nga nje vrasje e ndodhur ne nje nga zonat me te populluara te qytetit ku ka mbetur i vrare Fatos Ferracaku dhe eshte plagosur Fatmir Mehaj.

Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve…

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motorr, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti.

Pergjigja qe mora ishte: "Kriminelet kokat hengshin”…

Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem….

Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…

 Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, “mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem”…”

Lajme nga ngjarja:

Atentat në Shkodër: Vritet kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, një tjetër plagoset

Atentati në Shkodër: Viktima u godit në kokë e gjoks, u plagos dhe tregtari i peshkut


EMISIONET