Marouane Fellaini mund të jetë sërish pjesë e Premier League. Mesfushori belg, i cili është një lojtar i lirë pas skadimit të marrëveshjes me Manchester United është një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës.

Sipas mediave të huaja, Milan është skuadra që duket më e etur për të "rrëmbyer" firmën e 30 vjeçarit, ndërsa kohët e fundit një tjetër skuadër është futur në garë për shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Arsenalin, që pas zyrtarizimit në stol të Unai Emery ka bërë një sondazh për një transferim të Fellaini në "Emirates Stadium".

Në fakt, kjo nuk është një lajm i ri, pasi më parë Emery e kërkoi tek Paris Saint Germain, me fundit që dihet tashmë.



/Ora News.tv/