Arsenali i frikshëm, "manita" Burnley për të siguruar Europa League

Arsenali i frikshëm, "manita" Burnley për të siguruar

Arsenali ka lënë pas eliminimin nga Europa League, me "topçijtë" që mposhtën me shifrat e thella 5-0 Burnley.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 14-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa në fund të pjesës së parë, të besuarit e Arsene Wenger realizuan sërish me anë të Alexandre Lacazette.

Në fraksionin e dytë kishte vend dhe për golat e Sead Kolasinac, Alex Iëobi, ndërsa Aubameyang e gjeti përsëri rrjetën për të vulosur rezultatin përfundimtar në 5-0.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali numëron 60 pikë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Europa League, ku pritet të luajë edhe Burnley.

EMISIONET