Me stolin që mbetet ende në ajër, Arsenali është futur fuqishëm në merkato.

Skuadra londineze po mendon të përforcohet në fazën difensive dhe ka hedhur sytë nga Bundesliga gjermane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Freiburg, Caglar Soyuncu që ka bërë një sezon fantastik me bardhezijtë që siguroi vetëm në javët e fundit qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Mbetet të shikohet se si do të veprohet me këtë operacion, pasi për 21 vjeçarin interes ka shfaqur vetëm drejtori sportiv i "topçijve" por jo trajneri i ri, i cili nuk dihet se kur do të vij.

/Ora News.tv/