Arsenal është gati të bëj çmendurira për sulmuesin Anthony Martial dhe për të arritur tek francezi i Manchester United, topçijtë janë të gatshëm të ofrojnë Alexis Sanchez.

Një ide merkatojë që në rast se do të ndodhte do të ishte Arsenali që do të përfitonte, pasi nëse Sanchez e  "braktis" skuadrën nga "Emirates" në verë, ai do të ishte i lirë të zgjidhte skaudrën ku do të vazhdonte karrierën.

Emri i Alexis Sanchez është i lidhur prej kohësh me një kalim te skuadra e Manchester City-n ndërsa ditët e fundit në garë për të firmosur me sulmuesin është futur dhe skuadra tjetër e Manchester-it, Manchester United.


Sipas mediave "Djajtë" nuk mund të privohen nga shërbimet e Martial në këtë pikë të sezonit dhe do të përpiqen për të bindur drejtuesit e Arsenalit për shitjen e kilianit për 35 milionë funte.



/Ora News.tv/