Gripi dhe fruthi arrijnë pikun në Shqipëri, në spitale 23 mijë raste në javë

Gripi dhe fruthi arrijnë pikun në Shqipëri, në spitale 23

Në një javë 23 mijë persona rezultojnë të prekur nga gripi, ndërsa të dhënat e ISHP tregojnë se fruthi ka shënuar deri tani 80 raste. Në këtë situatë autoritetet shëndetësore rajonale po vijojnë vaksinimin e personave të afërm të pacientit në mënyrë që të izolojnë rastet.

Gripi arrin pikun e tij në Shqipëri. Vendi po përjeton epdieminë gripale dhe të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se të prekur gjatë një jave janë 23 mijë persona.

Më të rrezikuar për t’u prekur nga dy viruset që qarkullojnë në vendin tonë; virusi i tipit A dhe B, janë personat që nuk janë vaksinuar, ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Përveç virueseve gripale, fruthi po shënon rritje të numri të pacientëve. Janë 80 persona të prekur nga kjo sëmundje infektive kryesisht fëmijë që edhe nuk kanë mbushur moshën për vaksinim.

Para disa ditësh komplikacionet në bronke dhe fruthi ishin fatalë për një foshnje 8 muajshe që ndërroi jetë në pediatri, ndërsa autoritetet shëndetësore vijojnë të jenë vigjilente ndaj situatës së krijuar.

Drejtoritë Rajonale të shëndetit publik, nga të cilët gjithashtu konstatohen rastet e prekjes nga fruthi, po izolojnë rastet si dhe po vaksinojnë personat më të afërt që kanë patur kontakt me pacientin.

Agim Verçani: Të dyja vatrat janë në monitorim, janë marrë të gjitha masat shëndetësore, është bërë vaksinimi i personave të kontaktit dhe nuk kemi shqetësime në këto vatra.

Mjekët thonë se e vetmja mënyrë për tu mbrotjur nga fruthi është vaksinimi me vaksinën MMR që injektohet në moshën 1 vjeç, ndërsa komiteti i vaksinimi ka urdhëruar që në rast shpërthimi të ndonjë epidemie, të vaksinohen edhe fëmijët që janë edhe 9 muajsh.

EMISIONET