Arrihet marrëveshja, farmacistët dhe FSDKSH dakort për 4 çështjet e kontratës

Arrihet marrëveshja, farmacistët dhe FSDKSH dakort për 4

Farmacistët negociuan me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe arritën marrëveshje për 4 çështjet kryesore, nga 30 pika që përmban kontrata. Janë hequr një pjesë e penaliteteve, si ajo e diferencave minus për barnat e ekzekutuara pa recetë, dhe për barnat stok. Më herët një pjesë e farmacive në Tiranë dhe rrethe ulën qepenat në formë proteste ndaj kontratës së kundërshtuar.

Një pjesë e farmacistëve në Tiranë, Lushnje, Fier dhe  Sarandë ulën qepenat e tyre në grevën e paralajmëruar kundër kontratës me fondin.

Ata që nuk kanë kontratë me fondin vazhduan punën.

Mbyllja e  një pjese të farmacive simodos në qytetet ku reagimi ka qënë me masiv i ka gjetur të papërgatitur pacientët për të blerë medikamentet.

Po në këtë kohë, përfaqësuesi ligjor udhëri i farmacistëve dhe drejtuesi i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor arritën marrëveshjen e tyre për 4 çështje që farmacitët kontestonin nga 30 nenet e kontratës.

Diana Toma: Diferencat në minus u hoqën, sa i takon dëmeve në vijueshmëri të përvitshme që sjell mbi subjektet farmaceutike, futja e listës së re të barnave me rimbursim do të gjendet një akt përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet.

Drejtori i FSDKSH Eduard Ahmetaj tha se nuk mund të ketë darkordësi për çështjet që prekenin sigurinë e qytetarëve. Sipas burimeve të Ora Neës, një ndër pikat që kanë kërkuar farmacistët është ajo e penalitetet gjobë 10.000 lekë nëse konstatohen nga kontrollet barna të skaduara.

Eduard Ahmetaj: Kemi dakordësuar disa kërkesa të farmacistëve të cilat kanë qenë në fakt të bëra ndër vite nga ana e tyre një pjesë e të cilave i kemi marrë parasysh por fondi është i vendosur për pacënueshmërinë e parimeve.

Farmacistët do të unifikojnë qëndrimin e tyre në lidhje me draft kontratën e re, do të presin gjithashtu edhe zbardhen e këtij dokumenti nga fondi për qëndrimin që do të mbahet. Farmacistët kërkuan që fondit të publikoj kontratën e ndryshuar deri në datën 18 maj. 

EMISIONET