Arrihet akordi, ylli i Milanit do luaj në Champions League

Arrihet akordi, ylli i Milanit do luaj në Champions League

Do të jetë Atalanta ndalesa e radhës për Diego Laxalt. Anësori uruguajan ka rënë dakord për të firmosur me Bergamasët një kontratë 5 vjeçare, nga ku do të përfitojë 1.5 milion euro në sezon.

Lajmi bëhet i ditur nga "Gazzetta dello Sport", me gazetarin Nicolo Schira që zbulon se është rënë dakord që 26 vjeçari të jetë pjesë e skuadrës që garon në UEFA Champions League këtë sezon.

Gjithsesi, formula primare është huazim me të drejtë blerje për 12 milionë euro. Laxalt u bashkua me Milanin vetëm një sezon më parë nga Genoa për shifrën e 14 milionë euro.

Me fanellën kuqezi, uruguajani u aktivizua në 6 skuadra si titullarë në Seria A, duke mos arritur të gjej rrjetën. Në të kaluarën, Laxalt ka qënë pjesë edhe e Interit, por pa arritur të bëj debutimin me zikaltërit, teksa u huazua në skuadra si Bologna, Empoli dhe Genoa.

EMISIONET