Akordi është arritur, tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi.

Aaron Ramsey mund të konsiderohet si futbollisti më i ri i Juventusit. Mesfushori uellsian ka nënshkruar një parakontratë me klubin italian për t'u bashkuar me Juventusin në verë,  në një marrëveshje që do të fitojë mbi 400,000 funte në javë.

28-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare që ai do të bashkohet me kampionët italianë si një futbollist i lirë, duke i dhënë fund karrierës së tij 11-vjeçare me Arsenalin. Me kontratën që ka firmosur me Juventusin, Ramsey do të jetë lojtari më i paguar britanik.

Ramsey, i cili u bashkua me Arsenalin nga Cardiff City në vitin 2008 për një shifër prej 4.8 milionë paund kishte ngjallur interesin dhe të skuadrave si PSG, Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid por në fund zgjodhi bardhezinjtë për të vijuar karrierën. Ramsey ka luajtur 259 herë për Arsenalin, duke shënuar 61 gola.

/Ora News.tv/