Dështimi për të ulur nga froni Juventusin e ka detyruar Napolin që të hedh sytë nga merkato. Në listën e dëshirave të teknikut napoletan, Carlo Ancelotti janë shumë emra, teksa në krye duket se është mesfushori i Fiorentinës, Jordan Veretout.

Madje, sipas mediave franceze "RMC Sport", Napoli ka arritur akordin me 26 vjeçarin dhe mbetet vetëm konfirmimi i klubit vjolë. Gjithsesi, Napoli është e gatshme të paguajë vetëm 20 milionë për kartonin e Veretout, me Fiorentinën që kërkon 27 milionë.

Për francezin, Napoli ka një kontratë 5 vjeçare. Veretout u transferua te Fiorentina në vitin 2017, ku pagoi vetëm 7 milionë euro për ta marrë nga Aston Villa.

/Ora News.tv/