Arrihet akordi, java e ardhshme decizive për Elseid Hysaj

Arrihet akordi, java e ardhshme decizive për Elseid Hysaj

Chelsea, Inter dhe Atletico Madrid. Ishin këto 3 skuadrat të cilët kishin shfaqur interes për shërbimet e kapitenit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, por duket se fatet e mbrojtësit janë të destinuara për një tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për Napolin, skuadra aktuale e 24 vjeçarit. Sipas "Corriere dello Sport", shkodrani i ka bindur stafin drejtues të jugorëve dhe teknikun Carlo Ancelotti, me drejtuesit që kanë planifikuar një takim midis agjentëve të Napolit dhe Hysaj për javën e ardhshme. Sipas të gjitha gjasave, temë diskutimi do të jetë padyshim kontrata e Hysaj, e cila skadon në verën e vitit 2021.

Duket se 29 prezencat e shqiptarit në skuadër e kanë bindur Ancelottit për t'i besuar aftësivë të tij, duke shuar çdo dilemë për një marrëveshje me një skuadër tjetër. Kujtojmë që për kartonin e Hysaj, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kërkuar jo më pak se 50 milionë euro.

EMISIONET