Mungon vetëm zyrtarizimi, por Nicolo Barella është një futbollist i Interit. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane "Sky Sport Italia", "Sportitalia", "Gazzetta dello Sport" dhe gazetari, Niccolo Ceccarini, që zbulojnë se zikaltërit kanë rënë dakord me Cagliarin për të lënë të lirë mesfushorin.

Kartoni i Barella do i kushtojë 45 milionë euro plus bonuse arkave të milanezëve, teksa nesër do të kryer vizitat mjekësore përpara se të firmos për Interin. Gjithsesi, Inter nuk do i paguajë direkt 45 milionë euro, pasi fillimisht Barella do të huazohet te zikaltërit për shifrën e 10 milionë euro, me detyrim blerje për 35 milionë të tjera.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon dhe të bashkohet me "Beneamata" për Kupën e Kampionëve Ndërkombëtar, e cila fillon në Singapor kundër Manchester United më 20 korrik.

Ky lajm shënon fundin e një sagë të gjatë verore mes lojtarit dhe klubeve, me Romën që "futi" hundërt në operacion. Mesfushori 22 vjeçar ka zhvilluar 112 takime në 5 sezone me Cagliarin, duke shënuar 7 gola dhe dhuruar 6 asiste. Ndërsa ka shënuar dy herë në shtatë ndeshje me kombëtaren e U-21.

/Ora News.tv/