Arrestohet vrasësi serial në Florida, ishte punonjës i McDonald’s

Një punonjës i McDonald’s është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Florida pasi dyshohet se është një vrasës serial.

Howell Emanuel Donaldson III është akuzuar për vrasjen e katër personave në Tampa, në data 9-14 nëntor,

24 vjecari u kap pasditen e së martës në një nga pikat e restorantit ku u raportua se kishte punuar për 2 muaj.

Sipas The Tampa Bay Times, ai i kërkoi menaxherit të mbajë armën e tij të mbushur. Policia raporton se ‘vrasësi’ po tentonte që të largohej nga shteti.

Hetimet tregojnë se Donaldson ka qenë në zonën ku janë kryer 3 vrasje, ndërsa pranoi ligjërisht blerjen e pistoletës më 3 tetor.

Ekspertët thonë se pistoleta Glock është testuar dhe përputhet me plumbat që janë gjendur në skenat e vrasjes.

EMISIONET