Një udhëheqës i kartelit famëkeq të drogës Zetas është kapur në Mexico City, sipas autoriteteve meksikane.

José María Guízar Valencia kërkohet në SHBA, për të cilin ishte ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kapjen e tij.

I njohur si Z-43, ai është një qytetar i dyfishtë amerikano-meksikan dhe mendohet të ketë drejtuar operacionet jug-lindore të Zetas.

Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte përgjegjës për "importimin e mijëra kilogramëve të kokainës dhe metamfetaminës në SHBA çdo vit".

DASH tha se Zeta ka "vrarë një numër të pallogaritshëm të civilëve në Guatemalë gjatë përplasjes sistematike në rajonin kufitar me Meksikën gjatë viteve të fundit.

I dyshuari u arrestua në lagjen romake të qytetit të Mexico City, e cila është e njohur për bare dhe restorante.

Ai u kap "pa përdorimin e forcës", tha kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Renato Sales, në një konferencë shtypi të premten, kur u konfirmua lajmi, citon BBC. 

Tani, ai ka të ngjarë të përballet me ekstradimin në SHBA, mbi kontrabandën e drogës dhe akuzat për pastrimin e parave.

Në vitin 2012, Zeta u konsiderua banda më e madhe e drogës në Meksikë.

Megjithatë, ata kanë humbur terren në vitet e fundit, pasi të tjerët, sidomos Jalisco New Generation, janë zgjeruar për të marrë territorin e tyre në lindje.

Arrestimet e udhëheqësve të tjerë gjithashtu e kanë dobësuar grupin, duke shkaktuar ndarje të brendshme.

Grupi, i cili doli nga Kartela e Gjirit, u themelua nga anëtarë të korruptuar të ushtrisë dhe policisë.

Vitin e kaluar ishte viti më i dhunshëm i Meksikës, me më shumë se 25.000 vrasje. Mendohet se krimi i organizuar përbën rreth tre të katërtat e këtyre vdekjeve.

/Ora News.tv/