Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia maqedonase duke trafikuar lëndë narkotike marijuanë.

Operacioni ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie prej 40 kg drogë e ndarë në 36 pako.

 Arrestimet janë kryer nga policia e stacionit policor të Manastirit. Droga ishte e vendosur në dy çanta.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 25 dhe dy të tjerët 27 vjeç.

Policia maqedonase bën me dije se ata u zbuluan në afërsi të kufirit me Greqinë në periferi të fshati Lažec teksa ecnin në këmbë në përpjekje për të kaluar kufirin.

Ata janë dërguar përpara prokurorit publik për t'u njohur me masën e arrestit.

/Ora News.tv/