Arrestohet Klevis Jaupaj, 33 vjeç, me banim në Tiranë pasi më datë 1 mars të këtij viti aksidentoi në aksin rrugor Elbasan Librazhd, fshati Labinot  banorin e këtij fshati, me inicialet I.B, 67 vjeç. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan.  Operacioni për kapjen e tij u zhvillua pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë. Në komunikatën e saj për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shkruhet:

Policia e Elbasanit: "Ndalimi Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë u bë, pasi më datë 1.03.2018 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMW” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"  dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”  parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.


/Ora News.tv/