VIDEO/ Arrestohet në Tiranë i "forti" i Shkodrës, Safet Bajri

VIDEO/ Arrestohet në Tiranë i "forti" i Shkodrës, Safet

Ka përfunduar në prangat e policisë, Safet Bajri (Rustemi), i konsideruar si i forti i Shkodrës. 

Lajmi për arrestimin e 34 vjeçarit u mësua mbrëmjen e së premtes vonë, ( 21 shtator 2018), ndërsa burimet bëjnë me dije se arrestimi i tij mund të jetë bërë pasdite, rreth orës 18:00 në zonë "Xhamllikut" në Tiranë 

Ndaj tij ka nisur procedimi penal nga Prokuroria për Krimet e Rënda, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i drogës në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

Safet Bajri është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. 

Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Bajri është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Lexoni për më shumë në: Shkatërrohet grupi kriminal "Bajri" emrat e 11 të arrestuarve, dy në kërkim



EMISIONET