Arrestohet Loredana Zefi, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet Loredana Zefi, ja për çfarë akuzohet

Artikulli i plotë i zviceranes "Bild":

“Buzëqeshje një million dollarëshe, unë jam një diva. Unë jam ndryshe, mos më quani trafikante”, kështu fillon kënga hit e Loredanës së bashku me babain e vajzës së saj e lancuar në vitin 2018. Në atë kohë që ajo paraqitej në klip me makinat më të fundit dhe përdorimin e armëve tip kallashnikov.

Tashmë reperja zvicerane 23-vjeçare Loredana është arrestuar për mashtrim për rreth qinda-mijëra euro.

Së bashku me vëllain e saj më të madh, Beratin, Loredana akuzohet se i ka rrëmbyer para një çifti që prej vitit 2016.

Sipas burimeve të “Bild” vëllai i saj iu afrua gruas së çiftit, e cila punonte kamariere, duke përdorur emrin “Antonio Cas”, me pretendimin se ishte një oficer doganor. Gruaja i tha gazetës “20 Minuten” se ai kishte biseduar me vëllain e këngëtares në WhatsApp për një kohë. Dhe më pas e kishte takuar vetëm për të pirë një kafe.

Fillimisht, sipas gruas ata kishin kaluar mirë bashkë, ndërsa më pas ajo i kishte dhuruar 87.000 franga. Sipas gruas, Berati pretendonte se kishte nënën sëmurë dhe se ajo kishte nevojë për një transplant veshke. Më pas ai i kishte kërkuar më shumë para, gjithsej 200 000 franga, para që konvertohen në rreth 175 000 euro.

Në fillim gruaja me profesion kamariere nuk i kishte treguar bashkëshortit të saj për paratë. Më pas 53-vjeçari me profesion shofer kamioni kishte vënë re mungesën e parave rastësisht kur kishte kontrolluar llogarinë bankare.

Së bashku, çifti u përball me Antonio-n dhe mësoi se ai ishte një person tjetër nga sa pretendonte duke e shfaqur hapur se kush ishte.

“Tha se nuk mund të bënte asgjë. Më tha se ia kishte bërë vetes. Nuk duhet t’i kisha dhënë para borxh një djali të panjohur me sy bojëqielli,”-tha gruaja.

Këtu shfaqet motra e tij, Loredana.

Në shtator 2017, një grua kontaktoi çiftin duke pretenduar se ishte “Anna Landmann”, vajza e një avokati të njohur me pretendimin se do t’i ndihmonte.

Në takimin e parë me gruan, Loredana kishte lënë përshtypje të mira.

“Ajo ishte një grua shumë e këndshme, miqësore. Mendova, kjo sigurisht që është një grua e ndershme”.

Duke shpresuar që 200.000 frangat do t’i ktheheshin mbrapsht, ajo dhe burri i saj filluan t’i paguajnë shuma të tmerrshme vajzës së avokatit. Brenda disa muajve ata i dhanë këngëtares plot 700 000 franga (615 000 euro)

Paratë çifti i kishte huazuar nëpërmjet të afërmve, miqve dhe të njohurve. Në shkurt të vitit 2018, kamerierja zbuloi rastësisht në gazetë se gruaja që kishte takuar si avokate “Anna Landmann” ishte në të vërtetë një repere me emrin Loredana Zefi!

Sipas medias gjemane “20 Minuten”, çështja kundrejt vëllait të saj është pushuar pasi vëllai i saj i ka marrë paratë pa asnjë kërcënim dhe me vullnet të plotë të gruas. Kështu që çifti do të duhet t’i thotë “mirupafshim” 200,000 frangave.

“St. Galler Tagblatt” e cilësonte Loredana Zefin si një nga artistet aktuale më të suksesshme zvicerane dhe duke iu refereuar suksesit, parave dhe më shumë parave, e cilësonin “të pandalshme”.

Por tashmë rezulton e kundërta. Loredana ndalet! Atë e ndal vetëm ligji!

EMISIONET