Arrestohet i riu shqiptar, tregtonte kokainë në Itali
Policia italiane, seksioni anti-drogë në Bellante ditën e djeshme vunë në pranga një shqiptar nën akuzën e trafikimit të drogës.
Sikurse shkruajnë mediat italiane shqiptari me ineicialet A.E, 29-vjeç iu ushtrua kontroll në makinë në mes të një rruge fshati dhe iu gjet nën zotërim një sasi kokaine.
Në makinë policia i gjeti dhe selkuestroi kokainë të future në 8 qese të vogla, ndërsa një tjetër sasi iu gjet e future në një zorrë.
Bëhet e ditur se kokaina e konfiskuar gjithësej peshonte 21 gram kokainë.
Aktualisht shqiptari ndodhet në “arrest shtëpie”.