Një grua është arrestuar pasi i dërgoi letra kërcënuese dhjetra zyrtarëve përfshirë ministra, gjykatës, ambasadorë, politikanë dhe zyrtarë shtetërorë grekë.

58-vjeçarja është arrestuar sot ( 6 shkurt) pasi u pyet nga hetuesit për një seri emailesh, faksesh dhe letrash që thuhet se iu dërguan figurave të shquara përfshirë presidentin Prokopis Pavlopulos, ish kryeministrin Antonis Samaras, presidentin e Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis, shefin e PASOK-ut Fofi Gennimata dhe presidentit të Këshillit të Shtetit, Nikos Sakellariou.

Ndërsa duket se ka prova bindëse se është 58 vjeçarja që i ka dërguar letrat kërcënuese zyrtarëve grekë, hetuesit besojnë se nuk është ajo pas dy letrave që i janë dërguar javën e kaluar ministrit të jashtëm Nikos Kotzias.

Dy letrat të cilat pasuan edhe një thirrje telefonike për sekretarin e ministrit, duke kërcënuar Kotzias si reagim ndaj bisedimeve të vazhdueshme për emrin me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM).

"Kushdo që nënshkruan zgjedhën e Maqedonisë do të përballet me një gjë: Ne do ta zhdukim familjen tënde, nga më i vogli deri te më i madhi,"- shkruhet një nga letrat e kërcënuese.

/Ora News.tv/