Arrestohet dibrani, në 2015 akuzohet se vrau sipërmarrësin italian

Një 25 vjeçar nga Maqellara e Dibrës i  kërkuar në Itali për një vrasje të ndodhur në 2015 është arrestuar informon sot policia e shtetit.

Behet fjalë për Argit Turshillën, lindur në Maqellarë të Dibrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

"Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali,  ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian. Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Ngjarja

Bëhet fjalë për vrasjen  e një sipërmarrësi në fushën e bujqësisë Pasquale Guarino, (ne foto lart) i cili humbi jetën më 23 shtator 2015 gjatë tentativës së grabitjes e projektuar nga punëmarrësi i tij, Roland Turshilla.

"Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G

Roland Turshilla ndodhet i arrestuar prej tetorit 2017. Sipas mediave italiane Rolandi ka dhënë detaje lidhur me lëvizjet që bënte sipërmarrësi   

(Ne foto poshte: Roland Turshilla)

EMISIONET