Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Policia e Kosovës pas një urdhëri të Prokurorisë Themelore në Prishtinë arrestoi deputetin Milaim Zeka, për shkak të kërcënimit të Prokurorit Special, Afrim Shefkiu.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, raporton Insajderi.

Zeka para dy ditësh e kishte kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro. 

EMISIONET