Arrestohet beratasi me 3 emra, i dënuar në Itali me 15 vjet burg për trafik kokaine e heroine

Arrestohet beratasi me 3 emra, i dënuar në Itali me 15 vjet burg

Policia e Beratit ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar, i cili është dënuar me 15 vite burg nga drejtësia italiane me akuzën e "organizatës kriminale" dhe "trafik të lëndëve narkotike".

Policia thotë si i arrestuari kishte tre identitete Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri.

"Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale "Organizat Kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës", sqaron policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

EMISIONET