Një balerinë ruse është arrestuar në Egjipt për një vallëzim "imoral" pasi pretendohet se ajo po kërcente pa të brendshme.

Ruses Ekaterina Andreeva, 31 vjece, u tha se veshja e saj ishte shumë provokative teksa performonte në një klub nate në Giza.

Policia e arrestoi Ekaterinën, pasi një video e saj e fundit u bë virale në rrjetet sociale.

Në video Ekaterina shihet teksa kërcen "belly-dance" me një veshje provokative ku duket se nuk ka të brendshme.

Të afërm të balerinës shprehen se kompania që e ka punësuar atë është duke punuar me avokatë për të zgjidhur cështjen.


/Ora News.tv/