Një avokat ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të kokainës.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë avokati Francesco Bizzarri, 51-vjeç.

Urdhërin për arrestimin e tij e dha prokurori publik, Benedetto Roberti.

Hetimet - Avokati ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet. Gjatë muajve hetuesit kanë monitoruar lëvizjet ndërmjet Milanit (qytetit të banimit të avokatit) dhe kryeqytetit Euganean.

Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve mysafirë të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha të kokainës.

Akuzat dhe Sekuestrimi - Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar  doza të bollshme të lëndës narkotike, që 51-vjeçari i kishte siguruar nga disa tunizianë.

Policia bën me dije se vlera e drogës është sjhumë e lartë, saqë përjashtohet mundësia se përdorej vetëm nga avokati.

Akuzat që rëndojnë mbi avokatin Bizzarri janë “posedimi i lëndës narkotike”, “vjedhje dhe krime ndaj personit”

Masa paraprake e marrë ndaj avokatit është  qëndrimi në krahinën e Milanos, pa dalë jashtë daj dhe nuk mund të largohet nga shtëpia, nga ora 21.30 dhe 06.30.

/Ora News.tv/