Durrës, arrestohet 36-vjeçari për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal

Durrës, arrestohet 36-vjeçari për trafik droge dhe grup i

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për tre vepra penale.

Bëhet fjalë për shtetasin D. A, 36 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Vlorë, i cili akuzohet për "Trafiku i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Grup i strukturuar kriminal".

"Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest me burg'', për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotikë'', ''Pastrim i produkteve të veprës penale'' dhe ''Grup i strukturuar kriminal'', të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal", tha policia. 

EMISIONET