Dje janë arrestuar tetë shtetas të Çekisë me dyshimin se sot në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Çekisë në “Fadil Vokrri” do të shpalosnin me dron flamurin “Kosova është Serbi”.

Atyre u janë kapur me dy flamuj serbë, një baner, një dron, një kamerë, e dy radiolidhje.

“Janë shoqëruar në DRP Ferizaj, ku janë duke u intervistuar. U janë gjetur dy flamuj serbë dhe një baner me mbishkrimin antikosovar. Një dron, një kamerë dhe dy radiolidhje”, ka thënë major, Mehmetali Hajdini për Koha.net.

Kujtojmë se Kosova e pret sot Çekinë në Fadil Vokrri nga ora 15:00 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

/Ora News.tv/