Pesë të dyshuar u arrestuan në Spanjën jugore pasi policët kryen një ndalesë rutinë, ku gjetën automjete të ngarkuara me më shumë se 4 ton portokall i vjedhur.

Autoritetet e qytetit në Seviljës, të martën lëshuan imazhe të dy veturave dhe një fugoni të mbingarkuar me fruta pas një vjedhjeje të dyshuar në qytetin e Carmon.

Ata u ndalën javën e kaluar kur një patrullë policie u bë dyshimtë pasi ngiste një fugon gjatë natës, tha këshilltari i qytetit.

Pesë vetë u arrestuan me dyshim për vjedhje.

Zëdhënësi i sigurisë së qytetit të Seviljës, Juan Carlos Cabrera, i tha Europe Press se arrestimet ishin të rëndësishme jo vetëm në pengimin e vjedhjes, por edhe në "ruajtjen e sigurisë ushqimore të konsumatorëve të mundshëm që do të kishin këto portokaj".

/Ora News.tv/