Arrestohen hajdutët me paruke, vodhën banesën e të moshuarit në Divjakë

Arrestohen hajdutët me paruke, vodhën banesën e të moshuarit

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë për vjedhjen e një banesë në Divjakë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit 1.Olsi Janko 29 vjeç, Serxhio Duda 19 vjeç dhe Regist Vodo 19 vjeç, të tre banues në Divjakë. 

 Policia thotë se "arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç". 

 Në cilësinë e  provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë. 

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

 

EMISIONET