Arrestohen hajdutët e banesave dhe dyqaneve tek "Shkembi i Kavajes"

Arrestohen hajdutët e banesave në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit pro dhe në Kavajë dhe Përmet.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e  Tiranës goditi grupin që ishin kthyer në tmerrin e banorëve si dhe ka dokumentuar një sërë vjedhjesh të kryera në këto zona.

Të arrestuar nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë janë Ervis Berisha 35 vjeç, banues në Tiranë dhe  Fatjon Loca 30 vjeç, banues po në  Tiranë.

30 vjeçarja A.S po banuese në Tiranë po procedohet në gjëndje të lirë.

"Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr.13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit" informon policia e Tiranes.

Nga veprimet hetimore  të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e ndaluar dyshohet se janë autorë të ngjarjeve  të mëposhtme:

1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.

2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë   vjedhur me thyerje banesën  e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur oriendi shtëpiake dhe një sasi parash.

3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.


Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve  të tjera:

1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.

2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur  banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.

3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L.,  në Golem  ku ka marrë një televizor plazma.


Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet  u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350  € që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

EMISIONET