Arrestohen dy policët që shoqëronin Mikel Kasën para arratisjes

Arrestohen dy policët që shoqëronin Mikel Kasën para

Dy punonjësit e policisë së burgjeve të angazhuar për shoqërimin e 29 vjeçarit Mikel Kasaj që u arratis dje nga gjykata e Vlorës janë arrestuar.

Të ndaluarit janë Gjolek Hodaj dhe Granit Zani.

Prokuroria ka firmosur dje urdhër arrestet për dy punonjësit e burgjeve të cilat u zbatuan rreth orës 22:20 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Dy punonjësit e burgjeve ishin shoqëruar menjëherë pas arratisjes nga ambientet e gjykatës.

Mikel Kasa arriti të arratisej nga salla e gjyqit sapo gjyqtari deklaroi vendimin e dënimit të tij në një kohë që ishte pa pranga.

I burgosuri hipi mbi tavolinën e të pandehurit dhe doli nga dera dytësore e sallës së gjyqit, nga hyn gjyqtari.

Gjyqtari lexoi vendimin e dënimit me 3.4 vite burg për Mikel Kasën.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se të riut i cili u dënua për shtrëngim të dhënies së pasurisë me anë të kanosjes, iu deshën 16 sekonda për tu arratisur.

Ndërkohë Policia e Vlorës vijon një operacion të gjërë për lokalizimin dhe arrestimin e 29 vjecarit Kasaj. 


EMISIONET