Dy hakera nga Kosova janë vënë në prangat e policisë pas një kërkesese nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Bëhet fjalë për Besart Hoxhën 25 vjeç dhe Liridon Muslin 26 vjeç, të cilët ishin mes 36 personave të akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së si të përfshirë në një skemë të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje identiteti që ka shkaktuar më shumë se 530 milionë dollarë dëme për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

Njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali dhe Serbi.

"Ata do të qëndrojnë në një qendër paraburgimi për 30 ditë", tha prokurori Armend Hamiti për Reuters.

/Ora News.tv/