Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini është shprehur se kërkuan arrestimin e kapitenes së Sea Ëatch pasi ajo vuri në rrezik jetën e autoriteteve italiane.

Carola Rackette hyri në portin italian pa autorizimin e autoriteteve italiane, duke zbarkuar aty 40 emigrantë.

Salvini u shpreh se anija e saj do sekuestrohet dhe drejtësia u vendos në vend.

Salvini: Kërkuam arrestimin e një shkelëse ligji, e cila gjatë natës vuri në rrezik jetën e forcave të sigurisë italiane.

Gjoba për veprimin e kësaj të huaje, është sekuestrimi i anijes, e cila reshti së shëtituri nëpër Mesdhe duke shkelur ligjet dhe dërgimin e të gjithë emigrantëve që ishin në bord, drejt vendeve të tjera europiane. Kështu, bëmë mirë që kërkuam që ligji të respektohet dhe drejtësia u vu në vend.

Gazetarja: Por ju marrëveshjen që kërkonit të shkruar, nuk e keni parë ende

Salvini: Mora konfirmimin se të gjithë emigrantët në bord të ndahen në pesë vende, të cilat i falënderoj, përveç indiferentizmit të turpshëm të qeverisë holandeze, e cila i dha një flamur një anijeje të jashtëligjshme, duke mos u shqetësuar aspak për atë se çfarë do bënte më pas kjo anije nëpër Mesdhe.

Ndërsa u shpreh se parlamentarët italianë që qëndruan prej dy ditësh në anijen në Sea Watch, duhet tu vijë turp para zgjedhësve të tyre.

Gazetarja: Nga ‘Sea Watch’ zbritën edhe parlamentarë të cilët prej dy ditësh qëndronin në urë me emigrantët, duke u thënë se mund të zgjidhej gjithçka shumë më parë se të arrihej në këtë situatë të tensionuar. Ju si replikoni?

Salvini: Është e pabesueshme që parlamentarët italianë qëndrojnë në një anije të huaj, e cila thyen ligjet italiane dhe vë në rrezik forcat e rendit. Po të isha në vendin e tyre dhe në vend të zgjedhësve të tyre, do më vinte turp.

Në një video të publikuar në media, 31-vjeçarja u shprehe se mori vendimin për hyrjen në ujërat italiane pa autorizim sepse gjendja psikologjike e emigrantëve ishte e përkeqësuar.

Kapitenia u arrestua në portin italian të Lampedusës pas një qëndrimi dy-javor me policinë në det.

Anija e Carola Rackete, mbante rreth 40 emigrantë afrikanë të shpëtuar nga brigjet e Libisë.

/Ora News.tv/