Përpjekje dëshpëruese të Kryeministrit Rama e cilëson Kryetari i PD në Elbasan Eugen Isaj, arrestimin e zyrtarëve dhe mbështetësve të opozitës ditën e enjte. Ai ftoi qytetarët t`i bashkohen protestës së PD me 21 Qershor.

Arrestimin e pesë zyrtarëve të Partisë Demokratike të degës së Librazhdit dhe Prrenjasit, Kryetari i PD ne Elbasan e cilësoi përpjekje dëshpëruese të Kryeministrit Edi Rama për të qëndruar me focë në pushtet. Nga selia blu Isaj apeloi lirimin e personave të ndaluar.

Isaj: Gjatë këtyre ditëve ai ka shpartalluar gjithë institucionet e shtetit dhe i ktheu në funksion të vetes duke kapur gjithcka, policinë, drejtësinë, gjykatat, prokurorinë për ta pasur më të lehtë.

Si kundër përgjigje ndaj arrestimeve Eugen Isaj ftoi qytetarët në protestën e 9 kombëtare që do të mbahet me 21 qershor.

Isaj: Në BE po na mbyllin derën një e nga një shtetet anëtare dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama. Po ai nuk mund ta ndalë zemërimin dhe revoltën qytetare.

Në një reagim për një status të ish-kryeministrit Berisha, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e quajti tentativë kriminale për të mashtruar shqiptarët se një badigard i kreut të qeverisë kishte mbetur viktimë në këtë protestë. Të ndaluarit pritet të dalin në seancë ndoshta ditën e dielë.

/Ora News.tv/