Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë arrest me burg për njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit në qytetin bregdetar

28 vjecari A. Caushi që u vetëdorëzua në Policinë e Vlorës pasi grupi hetimor arriti ta identifikojë si një prej autorëve do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit.

E njëjta masë sigurisë u dha edhe ndaj bashkëpunëtorit Amarildo Grembi Muka, 28 vjec.

Ndërsa Bashkëpunëtori tjetër Nekid Arapi, 21 vjec do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike. Ky i fundit sipas hetimeve nuk ishte i pranishëm në vendngjarje por ka shoqëruar autorët gjatë largimit në makinë.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura nën drejtimin e Elona Mihali.

Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, ndërsa dy të rinjte e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.

Ndërkohë policia vijon punën për të arrestuar autorin e dytë të dyshuar një 31 vjecar me inicialet E.A.

Vasil Dervishaj u ekzekutua me plumb në kokë në lagjen Pavarësia.

Konflikti mes autorëve dhe viktimës kishte nisur kohë më parë dhe ditën që e kishin lënë për t’u sqaruar u ekzekutua biznesmeni Dervishaj.

Autorët dhe bashkëpunëtorët u identifikuan pasi ishin kapur nga kamera sigurie, në dalje të rrugëve kryesore, teksa po largoheshin nga vendngjarja pas krimit, ndërsa kishin planifikuar të kalonin ilegalisht drejt Greqisë. 


/Ora News.tv/